Mbrëmja e djeshme ka qenë një mbledhje me miq dhe familjarë në shtëpinë e Adelinës. Kjo darkë në ambjentin e shtëpisë luksoze ku ajo jeton, na përfshiu të gjithëve pasi Adelina hapi një live dhe ndau me ndjekësit shumë momente nga kjo darkë e veçantë.
Më parë ajo nuk preferonte të zbulonte fytyrën e djalit, por mbrëmë nuk ka duruar dot më dhe përveçse e filmoi dhe e bëri pjesë të live, shpëtheu në lëvdata dhe përkëdhelje ndaj të birit. Përveç kësaj një tjetër pikë kulminante në mbrëmje është kur bashkëshorti i saj afrohet në video dhe flet shqip. Të gjithë filluan të qeshin me mënyrën si ai fliste shqip, por Adelina dhe komentuesit u gëzuan shumë nga kjo gjë!