Pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të mamasë së tyre, në familjen e motrave Ismajli po kthehet përsëri buzëqeshja. Kjo për vetë faktin se vajza e madhe, Adelina Ismajli, do të bëhet nënë.
Këtë e ka bërë të ditur “Prive”, në një artikull ku shkruan se artistja kosovare është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Val Krasniqi, me të cilin jeton në Zvicër prej shumë kohësh.
Lajmi është konfirmuar nga motra e Adelinës, Ema Ismajli, e cila është shprehur mjaft e emocionuar për faktin se shumë shpejt do të bëhet teze bashkë me Zanfinën.
Adelina i ka munguar skenës shqiptare që prej bashkëpunimit me reperin G4shi, “Karma” e pas këtij lajmi do të na duhet të presim sërish për projekte të reja nga Ismajli.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Adelinës një shtatzëni të mbarë!