Adelina Ismaili zbulon bashkëpunimin e papritur: Së shpejti me reperen e njohur!

Showbiz

Reperja e njohur, Rina Balaj ka zbuluar se shumicën e kohës ndodhet në studio për të punuar me projektet muzikore që do të sjellë në të ardhmen. Përveç këtyre detajeve Balaj ka zbuluar dhe një surprizë për të gjithë adhuruesit e saj dhe të divës së muzikës, Adelina Ismaili.Ajo ka treguar se shumë shpejt do të vijë në një bashkëpunim me Adelinën, e ka takuar këngëtaren dhe kanë biseduar për këngën që do të sjellin, e cila sipas Rinës është shumë e bukur.

Balaj ka shtuar se është në hapat e saj të parë dhe se ka pasur mbështetjen e Ismailit për faktin se dhe vetë ajo e ka nisur karrierën shumë herët.Kujtojmë se projekti më i fundit që Rina solli ishte ai me titull ‘Ilegal’, vetëm 2 muaj më parë. Kënga u kthye në hit menjëherë dhe deri më tani numëron 9 milionë klikime në kanalin e ‘Youtube’.