Ylli i pop-it, duket festive dhe në të njëjtën kohë e mrekullueshme, në fotot që postoi në Instagram, teksa pozonte përkrah dy ikonave të këtyre festave, Babagjyshit dhe Grinch-it. E veshur me më një fustan të zi satin-i, të kombinuar me bizhuteritë që mban, flokët me onde dhe buzëkuqin që e përdor gjithnjë, 31-vjeçares i vihet re i gjithë mundi dhe energjitë që ka shpenzuar duke u ushtruar këtë periudhë.
Në tetor, një burim pranë artistes tha se ajo tashmë është shumë e dedikuar ndaj fitness-it dhe ushtrimeve fizike, të cila përfshijnë seanca të rregullta me një trajner privat. Fillimish, ajo hezitonte dhe nuk ishte e sigurtë nëse do mund të ushtrohej rregullisht apo nëse do ta shijonte të gjithë këtë eksperiencë, por deri më tani po vazhdon dhe duhet ta themi, ndryshimi i Adele, është fantastik.