Adele vishet njësoj për të treguar ndryshimet mahnitëse në peshë

Showbiz

Pas shumë mungesash në rrjetet sociale dhe pas divorcit të zhurmshëm, këngëtarja Adele u rikthye në instagram në muajin maj të këtij viti. Kthimi i saj ishte shumë i bujshëm pasi ajo ishte transformuar në pamje dhe thuhet se deri tani ka humbur rreth 44.4 kilogram.

Në këto ditë pandemia, këngëtarja është izoluar në vilën e saj në Los Angeles dhe për të kaluar kohën ka riparë një koncert të vitit 2016 në të cilin kishte veshur një fustan të zi. Ajo ri veshi fustanin dhe këndoi për të treguar dhe transformimin që ka pësuar por edhe sepse koncertet e saj janë anuluar për shkak të situatës.

Tashmë është i dukshëm ndryshimi i saj për shkak të dietës dhe aktivitetit fizik, kështu që nuk ka nevojë fare as për fustane dhe as për krahasime!