Adele ka dhënë lajmin se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika pas shfaqjeve të saj në Las Vegas. Këngëtarja e famshme britanike ka rrëfyer edhe arsyen e këtij vendimi: Ajo po planifikon të marrë një diplomë në letërsinë angleze. Adele, e cila publikoi videoklipin e këngës së saj të re “I Drink Wine” vetëm pak ditë më parë, tha se do të donte të kishte shkuar në universitet por e kushtëzuar nga disa rrethana, i ishte dashur të mos shkonte në shkollë.
Në një rrëfim të ditëve të fundit ajo ka zbuluar se do të përfundojë një kurs në internet dhe deri në çastin e diplomimit nuk do të jetë aktive në botën e muzikës. “Nëse nuk do të kisha arritur të depërtoja në botën e muzikës, mendoj se sot do të isha patjetër mësuese e anglishtes”, ishte shprehur emri i njohur i muzikës pop. Ajo u shpreh se gjatë gjithë kohës, ndihej sikur përdorte pasionin e saj për anglishten në atë që bënte.
Duke shtuar se edhe pse nuk e detyronte veten të gjente një profesion të ri pas diplomimit, ajo zbuloi qëllimin përse po e bënte këtë: ‘ Të përmbushte një ëndërr, dikur të lënë në mes’.