Në gjysmëfinalen midis Anglisë dhe Holandës në Kampionatin Evropian, dikush nga tribuna regjistroi një video të shkurtër që fokusonte Adele, e cila ishte e shqetësuar për penalltinë që po ekzekutonte kapiteni i Anglisë, Harry Kane. Kane, në fillim të ndeshjes, po përgatitej të gjuante penalltinë.
Në video, dëgjohen tifozët holandezë që fishkëllejnë ndërsa ai po përgatitej për të gjuajtur. Siç duket nga pammjet Adele në një moment kthehet drejt tyre dhe bërtet “Shut up”(Heshtni). Videoja është bërë virale në fare pak minuta deri sa arriti të mbledh më shumë se 2.3 milion shikime në rrjetet sociale.