Pas 8 viteve lidhje dhe 3 viteve martesë, këngëtarja britanike Adele dhe bashkëshorti i saj bënë publik ditën e djeshme lajmin e divorcit.Por, sikurse raportojnë mediat e huaja, ndarja do i kushtojë këngëtares gjysmën e pasurisë.150 milionë paund do të ndahen midis Adele dhe ish-bashkëshortit Simon Konecki.
Ata nuk kanë nënshkruar kontratë paramartesore, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja se pse dyshja do të duhet ta ndajnë pasurinë milionëshe, shumica e së cilës është krijuar nga fitimet e këngëtares.“The Mirror” shkruan se deri tani Adele ka kaluar një nga shtëpitë e saj të emër të ish-burrit.Kujtojmë që Adele dhe Simon janë gjithashtu prindër të një djali gjashtëvjeçar, të quajtur Angelo.