A vazhdon ende miqësia mes Enedës dhe Fifit?

Showbiz

Dolën fjalë se pas përfundimit të “Këngës Magjike” shoqëria e Fifit me Enedën mori fund. Por, këtë gjë Eneda e ka mohuar. Ajo shprehet se kjo nuk është e vërtetë, janë thjesht lajmet jo të vërteta të portaleve që i përhapin këto thashetheme.

“Ne bëmë party dhe after party deri në orët e para të mëngjesit, këto janë thjesht “fake news” të portaleve dhe kjo është buja e madhe që i bëjnë vetë njerëzit situatës. Sigurisht Fifi do ishte e prekur sepse e priste të fitonte, por nuk kishte asgjë për t’u fryrë apo personale”.