Sipas medieve në Turqi, Murat Boz dhe Asli Enver janë fejuar në një ceremoni të fshehtë të cilën kanë preferuar ta mbajnë sa më larg shtypit. Megjithatë, një lajm i tillë është vetëm një thashethem më shumë në portalet turke, duke qenë se vet dy aktorët nuk kanë konfirmuar asgjë. Përkundrazi, ata preferojnë të qëndrojnë sa më larg deklaratave mbi marrëdhenien private. Së fundmi, të pyetur nga gazetarët, ata nuk janë përgjigjur asnjë pyetje në lidhje me këtë, por kanë vrapuar në makinën e tyre.