Özgü Namal, aktorja e cila i dha jetë Gylusë, protagonistes së serialit “Zonja e Çifligut”, u vu re për herë të parë pas shumë kohësh në publik, është parë me një imazh të ri, teksa po i drejtohej taksisë. Ajo i është shmangur pyetjet e gazetarëve duke mos dashur të bëj publike asnjë të dhënë për veten dhe jetën e saj.
Pamja e re e Namal pas ditëve të vështira ku ajo humbi bashkëshortin në tetorin e vitit 2020 për shkak të një ataku kardiak, nuk kaloi pa rënë në sy, por pavarësisht kësaj aktorja duket se nuk ndihet ende gati për t’ju rikthyer jetës normale me angazhime profesionale.
Aktorja e njohur, pas humbjes së bashkëshortit bëri një pushim, duke u tërhequr nga aktrimi dhe projektet dhe zgjodhi një jetë të qetë për veten dhe fëmijët e saj. A është vallë, kjo shfaqje e fundit e saj në publik një shenjë se Namal po rikthehet?