A ndihet gati Besu Soral të bëhet nënë?

Showbiz

Besu Soral, në intervistën e fundit ka treguar se ajo kalon pjesën më të madhe gjatë ditëve të fundit, në sheshxhirim, për seritë e radhës të projektit të ri ku ndan rolet kryesore me emrat e njohur Akin Akinozu dhe Talat Bulut. Soral u shpreh se ndihet e lumtur që projekti u prit mirë nga publiku dhe shtoi se periudha fundviti për të nuk ka pushime.

Lidhur me balancin e bërë çdo fundvit nëse kishte qenë një vit i mbarë apo jo, ylli i serialeve rrëfeu se 2022 kishte qenë një vit përgjithesisht i mirë, i cili kishte patur ulje ngritjet e veta por kishte rezultuar me qëllime dhe dëshira të cilat ishin përmbushur si në aspektin profesional ashtu edhe në jetën private.

Gazetari i bëri pyetjen e drejtpërdrejtë nëse ajo ndihej gati dhe njikohsisht nëse dëshironte të bëhej nënë,ndërsa bukuroshja vetëm ka qeshur,pa kthyer një përgjigje të qartë për këtë.