Së fundmi, Adriana Lima ka qenë prezente në premierën e filmit ‘Once Upon a Time in Hollywood’ në Los Angeles dhe i ka befasuar të gjithë me ‘look-un’ e saj. Ajo është konsideruar për shumë kohë si një nga ‘engjëjt’ më të bukur të ‘Victoria’s Secret’. Lima kishte veshur një fustan të kuq me një palë sandale në po të njëjtën ngjyrë.
Fustani i përkiste firmës së njohur ‘Magda Betrym’ dhe kushtonte plot 1.700 dollarë, shumë kjo e zbuluar nga vetë faqja e stilistes së njohur.