A ka lindur një romancë mes Dilara Aksüyek dhe Hakan Sabancı?

Showbiz

Dilara Aksüyek, të cilën e kujtojmë me rolin e  Ipek, në serialin “Nusja nga Stambolli”, pak ditë më parë tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në publik përkrah Hakan Sabancı, për të cilët u aludua se ishin duke jetuar një lidhje dashurie. Kohë më parë, aktorja i ka mohuar pretendimet për një romancë të lindur mes tyre dhe ishte shprehur se ata të dy gëzonin vetëm një miqësi të mirë. Mirëpo shfaqja e tyre sërish së bashku ditët e fundit, përkundër deklaratave të tyre të mëparshme,ka ngjallur përsëri dyshime. Ata u kapën nga kamerat teksa po largoheshin nga një mbrëmje argëtimi me miqtë e tyre.  Përpara gazetarëve këtë herë ata edhe një herë, u përgjigjën se gëzonin vetëm një miqësi të mirë dhe nuk e tejkalonin këtë raport mes tyre.