A ju kujtohet personazhi i Xhemiles, bija e zonjës Shajeste dhe zotit Sulejman në serialin “Dashuri e Ndalua”, të cilin më herët ju e keni ndjekur në platformën Tring? Aktorja Pelin Ermiş sot është 41 vjeçe dhe kohët e fundit është përfolur në masë për transformimin e ndodhur ndër vite.
Gjithashtu ajo duket se e ka gjetur dashurinë e jetës së saj në krahët e aktorit Enes Külahçı, me të cilin është prej kohësh është në një lidhje romantike. Së fundmi, aktorja ka shpërndarë në rrjetet sociale disa fotografi me të dashurin e saj, teksa duken të lumtur pranë njëri-tjetrit. “Dashuri e Ndaluar, seriali i cili fillimisht prezantoi premierën në vitin 2010 në ekranet e vendit të prodhimit, e solli aktoren në rolin e Xhemiles, shërbyeses rebele e cila në heshtje ishte e dashuruar me Beshirin, i cili nga ana e tij dashuronte po në heshtje, vajzën e padronit të tij, Nihalin.
Versioni i fundit i Ermiş, e cila krijoi një impakt të madh te publiku me transformimin e saj, u pasua edhe nga një rrëfim i shkurtër i aktores për jetën e saj private. Në një intervistë dhënë për një revistë ajo ishte shprehur se ishte shumë e lumtur me zemrën e saj mbushur plot dashuri dhe mundësitë e arta në karrierë që pas interpretimit të personazhit të Xhemiles në serialin e paharrueshëm prodhuar dhe transmetuar para më shumë se një dekade. “Vitet bëjnë të vetëm! Ndryshimi im ndër vite nuk është vetëm sipërfaqësor por edhe i brendshëm dhe më ka rritur brenda vetes e po ashtu edhe në karrierë“!
Po ashtu Ermiş është aktive edhe në rrjetet sociale dhe në postimet e fundit ajo ka festuar ditëlindjen e pranë njeriut të zemrës i cili e ka uruar me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen dashura ime” . Këto fotografi me çaste romantike,kanë marrë shumë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e dyshes.