Pak javë më parë, prestigjiozja turke “Hurriyet” do të habiste të gjithë lexuesit dhe ndjekësit e saj pas publikimit të lajmit të historisë së dashurisë mes aktorëve të suksesshëm Engin Akyürek dhe Cansu Dere. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe dukej se historia mes aktorëve po merrte një drejtim tjetër, pasi sipas shtypit rozë të dy aktorët kishin nisur bashkëjetesën.
Mirëpo mesa duket asgjë nuk është ashtu siç është shkruar në gazeta. Teksa të gjithë ishim duke pritur për një konfirmim të lidhjes së tyre, Ejshan ka treguar se mes tyre nuk ka asnjë gjë dhe se marrëdhënia e tyre është vetëm shoqërore.
“Nuk ekziston asgjë e tillë, unë dhe Engin jemi thjesht shokë” – ka thënë ajo.