A janë ndarë vërtetë çifti i famshëm Pinar Deniz dhe Kaan Yıldırım?

Showbiz

Një lajm i keq është bërë mëngjesin e ditës së sotme, kryefjala e show bizit turk! Një nga çiftet më të famshme të aktorëve që vlerësohen për interpretimin e tyre  dhe njihen për suksesin ndër vite, Pinar Deniz dhe Kaan Yıldırım, mendohej se do të martoheshin këtë verë. Por duket se në pak kohë shumë gjëra kanë ndryshuar në listën e planeve të dyshes së famshme. Deniz dhe  Yıldırım kanë më shumë se dy vjet që janë të dashuruar por shumë herë u ngritën pik pyetje mbi vërtetësinë e lidhjes së tyre të dashurisë. Shumë herë u aludua se dashuria e tyre u përball  me kriza dhe shumë herë të tjera u spekulua se çifti ishte ndarë. Duket si pretendim morri  sërish jetë dhe u vendos sot në kryetitujt e artikujve të shtypit roz në vend. Aludohet se një tradhti ka tronditur shumë lidhjen e tyre dhe dashuria ja ka lënë vendin zhgënjimit.  Ylli i serialit ‘Dashuri e plagosur’,  të cilin çdo pasdite e ndiqni në Kanal D Drama, Jëlldëzi e bukur dhe kokëfortë, me gjithë ketë dyshime që i rrethojnë dy aktorët, duket se nuk do ta veshi fustanin e bardhë të nusërisë as këtë qershor.

Ata ishin një nga çiftet që prezantuan nga afër familjet e tyre dhe më pas shkuan për pushime së bashku, Yildirim i propozoi koleges së tij verën e kaluar. Pastaj u  përfol se dy të dashuruarit  shtynë datën e martesës për në shtator për arsye të panjohura. Së fundmi, duke folur për dashurinë e tyre në një intervistë javën e kaluar, Pınar Deniz deklaroi se ata nuk ishin njerëz që ecnin me plan. “Pse duhet të caktojmë një datë? Ne kemi lënë gjithçka të rrjedhë tani për tani.”, ishin fjalët e aktores para disa ditësh.

Mirëpo nga ana tjetër, menjëherë pas përhapjes së lajmit, aktori Kaan Yıldırım reagoi duke postuar në historikun e instagramit një  foto të tyre dhe e ka  mohuar kategorikisht ndarjen. Më poshtë lexohet deklarata e aktorit :

“Prej rreth tre vitesh jemi ekspozuar ndaj shumë lajmeve që nuk kanë asnjë bazë apo realitet, saqë ka pasur momente që jemi  ndjerë sikur po shkonim drejt ndarjes vërtetë. Por këtë herë unë nuk dua të hesht por do  të kthej një përgjigje për ndarjen që të tjerët krijojnë për ne: “Ju mendoni si të dëshironi. Ne jemi shumë të lumtur në botën tonë të vogël. Ju lutemi na lini të qetë!”