Pak ditë pasi e pamë në premierën e filmit “7 ditë”, prezantuesja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, u fol se kishte nisur një histori të re dashurie me reperin simpatik nga Kosova, Trim Ademi, i njohur si Capital T.
Megjithëse asnjë foto bashkë nuk u publikua, me postimet në Instagram që kanë bërë të dy, ata kanë treguar se javën e kaluar kanë qenë në Londër, e këtu kanë nisur aludimet.
Mirëpo duket se mes tyre nuk ka asgjë, pasi të dy kanë hedhur poshtë thashethemet për ndonjë histori dashurie. Madje reperi i ka cilësuar si pa lidhje këto lajme.
Kur e kanë pyetur me anë të një mesazhi, reperi ka thënë: “Më jepni numrin e Jonidës”. Gjë e cila nënkupton se të gjitha janë thashetheme.