Njihet si një personazh që i adhuron sportet ekstreme dhe është gjithnjë në kërkim të aventurës dhe adrenalinës. I pëlqen zhytja, motorrë janë pasioni i tij, ka licensë kapiteni dhe së fundmi do t’i bashkohet garave me gocart. Jo vetëm kaq…
Kivanc do të shkojë edhe më tej me emocionet që i ofron kontakti me natyrën. GJatë muajit Maj, ai do të bëjë një udhëtim për në Jordani së bahsku me bashkëshorten dhe miq të përbashkët, ku do të qëndrojnë në kampe pranë shkretërirës. Safari dhe eksplorim të botës nënujore në Detin e Kuq janë disa nga planet që ka aktori për këtë fillim vere. Kivanc dëshiron të zbulojë më shumë rreth botës së egër dhe çdo gjëje tjetër që do t’i ofrojë natyra në këto kushte disi ekstreme për dikë që nuk është mësuar apo nuk vjen nga ato zona.