Teksa për motrën e saj, Enin, kemi parë shpesh lajme përsa i përket jetës private, Greta duket se është treguar më e kujdesshme në këtë pikë. Ajo ka ditur si ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën e saj privat. Normalisht, pyetja që bëjnë të gjithë, është: A është në një lidhje Greta apo jo?
Pavarësisht fjalëve që kanë qarkulluar për një marrëdhënie të mundshme të saj, Greta i ka hedhur poshtë të gjitha këto aludime. Ajo është shprehur se është single dhe se është fokusuar totalisht tek karriera. Megjithatë, këngëtarja ka shtuar se është në pritje të njeriut të duhur.