Ditën e sotme, në mediat rozë qarkulloi me shpejtësi lajmi se moderatorja e njohur sportive e ‘’Tring’’ dhe “Vizion Plus” e cila shoqëron të gjithë shqiptarët gjatë ndeshjeve të Champions, Eva Murati i ka dhënë fund lidhjes 8-vjeçare nga i dashuri i saj, Genar Topalli. Fillimisht lajmi u bë i ditur nga disa portale rozë në vend ku thuhej se një burim shumë pranë çiftit kishte konfirmuar se marrëdhënia mes Evës dhe Genarit kishte marrë fund. Jo vetëm kaq, por sipas këtij burimi Eva ndihej e shqetësuar që në media vazhdonin ta etiketonin si nusja e ish-kryeparlamentares. Madje duke pasur parasysh që ditën e djeshme mungoi një urim nga Eva për Genarin, duke qenë se ai festonte ditëlindjen e tij të 23-të, u duk se ky lajm ishte plotësisht i vërtetë. Mirëpo Eva i ka përgënjeshtruar këto lajme dhe është shprehur shumë e mërzitur që merren me jetën e saj private.
“Është fake news nuk e kuptoj si kanë dalë në këtë përfundim!! Më kanë mërzitur duke u përzier në jetën time private dhe tani që dua ta mbaj personale duhet medoemos të jem ndarë?? Shumë pakuptim!!!”, është shprehur ajo, duke përgënjeshtruar të gjitha zërat.