A është Murat Boz arsyeja e ndarjes së Ayça Turan dhe Alp Navruz?

Showbiz

Ayça Turan, protagonistja e serialit “Merjem”, javët e fundit u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes nga aktori i famshëm Alp Navruz, me të cilin u dashurua në sheshxhirimin e serialit “Përrallë në Ishull”,që aktualisht e ndiqni në Vizion Plus! Fansat e admiruan po aq sa dashurinë e tyre në jetën reale, sa  dashurinë e ‘Pojraz’ dhe ‘Haziran’ ,personazheve që ata interpretuan , por ndërkohë trishtimi për ndarjen e aktorëve nuk ka kaluar pa u ndjerë…

Ditët e fundit pretendohet se aktorja, për të cilën flitej se ishte tepër xheloze për Navruz, ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin dhe aktorin e njohur Murat Boz! Thashethemet për romancën e tyre, janë përhapur me shpejtësi e mes tyre qarkullojnë zëra se ata janë takuar shpesh edhe më parë.

Palët ende nuk kanë dhënë një deklaratë për këtë çështje, por Turan e kapur nga kamera së fundmi, ka treguar se po shkonte në një shfaqjeje teatrale dhe pyetjes lidhur me vërtetësinë e zërave që po qarkullojnë iu është  shmnagur. Ajo tha vetëm se po vraponte të arrinte prapaskenën e shfaqjes dhe nuk kishte kohë t’ju përgjigjej pyetjeve.