A është ky i dashuri i ri i Rihanna-s?

Showbiz

Rihanna i dha fund lidhjes 3 vjeçare me biznesmenin arab dhe tani, interneti beson se romanca e radhës është reperi A$AP Rocky!

Dyshja është parë shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit kohët e fundit dhe të premten mbrëma, ajo është parë teksa fliste me reperin në Brooklyn.

Në 2013-in, ata janë parë të shkëmbejnë disa puthje, teksa xhironin një videoklip bashkë.
Në qershor të 2019-ës, ata kaluan kohë bashkë në Javën e Modës në Paris.

Me shumë mundësi mes tyre ka vetëm miqësi të mirë, por ndarja e papritur nga Hassan, e bën botën të mendojë se reperi amerikan mund të jetë i dashuri i ri.