Kylie Jenner më në fund pranoi publikisht se është bërë nënë tashmë. Por, tani që të gjithë morën përgjigje rreth shtatzanisë së saj, filloi një tjetër dilemë virale. Si e ka quajtur Kylie vogëlushen e saj? Sipas fansave, 20 vjeçarja ka dhënë shumë shenja të asaj çka mund të jetë emri i fëmijës së saj të parë.
Butterfly (Flutur) është emri i vogëlushes të sapo lindur. Të paktën këshu e ka “konfirmuar” rrjeti. Shumë prej fansave, kanë vënë në dukje përdorimin e shpeshtë të simbolit të fluturës nga Kylie. Përveç aksesorëve me flutur, ajo madje ka dhe tatuazh një të tillë. Jo vetëm Kylie, por edhe Travis, babai i fëmijës, e ka një tatuazh të tillë.
Ai gjithashtu ka krijuar një këngë që titullohet “Butterfly Effect.” E gjitha kjo, është shpjeguar si një përgatitje e prindërve të rinj, për rolin e rëndësishëm që i pret. Ata kanë dashur ta përjetojnë këtë periudhë në mënyrën më të qetë të mundshme, duke shijuar çdo gjë që iu ofron.