A është Jolie personi më i urryer në Hollywood?

Showbiz

jolie angelina

Sjellja jo e mirë dhe arrogante, planet ekstravagante për premierën e filmit të ri dhe përpjekjet për ta diskredituar ish-burrin e saj, Brad Pitt kanë lënë shenja në reputacionin e Angelina Joliet.

Sipas Radar Online, kolegët ia kanë kthyer shpinën aktores hollivudiane dhe ajo është shndërruar në yllin më të urryer në Hollywood.

Bëhet e ditur se shumica e aktorëve, pas shkurorëzimit të saj, janë vënë në anën e Pitt, duke qenë se nuk u kanë pëlqyer përpjekjet e Jolie për një fushatë diskreditimi ndaj ish-burrit.

Mbështetjen për Brad, aktorët e shprehën në ceremoninë e Golden Globes, kur ai u shfaq në skenë për një prezantim. Kolegët e mbështetën me ovacione.

Në premierën e filmit të saj, “First They Killed My Father”, që u zhvillua në Kamboxhia, Angelina i mori me vete gjashtë fëmijët e saj, ku ishin të pranishëm edhe mbreti dhe mbretëresha e atij vendi. Aktorja e shndërruar në regjisore thuhet se ka shpenzuar mbi një milion dollarë për organizimin e asaj premierë.

Angelina dikur ishte njëra prej aktoreve më të kërkuara në Hollywood, ndërsa një rol i sillte përfitime prej 20 milionë dollarësh. Mirëpo, tash situata ka ndryshuar dhe ajo rrallë shfaqet në filma të suksesshëm.

Burimi: Albeu.com