Shumë shpesh është diskutuar çështja e klikimeve fallso. Kjo është një temë e rrahur disa herë në media, por edhe në qarqe të ndryshme.Janë dhënë edhe prova se artistët shqiptarë manipulojnë me klikimet në “Youtube”.Nëse gjykohet nga numri i klikimeve të këngës “Bonbon” të Era Istrefit, del se ajo është fenomen, rekord, pasi për një kohë të shkurtër ka arritur të shikohet mbi 18 milion herë.Ndërkohë, kënga “Shine Ya Light” e Rita Ores që është lansuar që disa vite, që është hit me përmasa botërore, ka vetëm 16 milion shikime