Bukuroshja shqiptare, ashtu siç të gjithë e dijmë është e martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman. Sigurisht, duke parë fushat profesionale të çiftit, e kuptojmë direkt se janë mjaft të ngarkuar e ndoshta shpesh herë larg njëri-tjetrit. Por, a është xheloze Almeda për bashkëshortin e saj?
Ndonëse është një nga femrat më të bukura shqiptare, ja që edhe Almeda bëhet xheloze. Sigurisht fama që bashkëshorti i saj ka, e bën më të ekspozuar dhe më të kërkuar. Megjithatë, edhe pse xheloze, Almeda tregon se e mirëkupton bashkëshortin dhe profesionin e tij. Ajo nuk ia shpreh xhelozinë, pasi të dy kanë arritur në kompromis që të respektojnë karrierat dhe angazhimet e njëri-tjetrit, mbi të gjitha e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin kur vjen puna tek profesioni.