Ajo nuk prononcohet asnjeherë nëpër rrjetet sociale lidhur me jetën e saj private, por duket se është mjaft e lumtur dhe po e shijon në maksimum lidhjen me partnerin e saj, por kush është ai?
Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime të ëndërruara kanë qenë gjithë këto muaj për Violën…e deri tani kanë mundur të dalin vetëm shumë pak foto të çiftit, ku zbulohet portreti i tij.
Sipas burimeve tona, deri tani ai konsiderohet “princi i kaltër” për Violën, pasi thuhet se është një djalë i pasur, që i bën asaj çdo dëshirë realitet.
Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila është në ditët e saj më të mira me partnerin, mësohet se e ka nisur këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”.
Gjatë asaj gare ajo u përfol për një romancë me gazetarin e njohur dhe spikerin e lajmeve, Drini Zeqo, por që e mohoi duke deklaruar se Drinin e kishte thjesht mik, pasi në fakt ishte e dashuruar me një person tjetër, i cili nuk është një imazh publik.
Gjatë kësaj periudhe, në mediat online u aludua edhe për një tërheqje të Violës nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihet xheloz për punën e saj në televizion. Por, mesa duket, kjo nuk paska qenë e vërtetë, përderisa Violën po e shohim shumë në formë, në provat e projektit më të ri televiziv.