‘Ifet’ është një nga serialet më të ndjekura aktualisht në Tring dhe ka mbërthyer para ekranit një numër të madh shikuesesh, duke i bërë për vete ato që në transmetimin e serive të para. Jo vetëm historia dhe ngjarjet e trajtuara por edhe personazhet me interpretimin e aktorëve më në zë të momentit kanë bërë që interesi për këtë serial të jetë i lartë . ‘Ifet’ trajton historinë e një vajze të nënshtruar nga babai i saj e cila përjeton fshehurazi një romancë pasionante…derisa një ditë, burri i ëndrrave të saj, shndërrohet në armikun më të keq… Dhe gjithë bota i shembet para syve.
Premiera e serialit “Ifet” vendos në rolet kryesore, përballë njëri-tjetrit dy yjet e serialeve turke Deniz Çakir dhe Ibrahim Celikkol. Ifeti, interpretuar mjeshtërisht nga Deniz Çakir, portetizon një vajzë të thjeshtë me një zemër të mbushur me dashurinë e madhe dhe pa kushte që ajo ushqen për Xhemilin, vënë në jetë nga Ibrahim Celikol, aktori aq i dashur për të gjithë, i cili ka fituar zemrat e publikut të Tring kohë më parë.
Xhirimet për këtë serial filluan në 17 shtatorin e vitit 2011 dhe zgjatën për një vit deri në 24 shtatorin e vitit pasardhës. Por a e dinit se disa skena romantike nga dashuria pasionante e dy protagonistëve, i kanë vendosur në vështirësi pjestarët e tjerë të ekipit gjatë xhirimeve? Madje aq sa disa prej tyre braktisën edhe sheshxhirimin. Njëri prej tyre ishte Mahir Günşiray i cili në atë kohë deshi të largohej nga seriali duke i thënë producentit se nuk mund përmbushte detyrën e tij pasi nuk ndihej komod sepse dyshja e aktorëve putheshin vazhdimisht në sheshxhirim.
Edhe pse ka kaluar më shumë se një dekadë nga koha kur është xhiruar ky serial, ngjarjet dhe historia dramatike tingëllojnë kaq reale edhe sot dhe nuk e kanë humbur efektin e tyre. Nga episodi në episod publiku kupton se aty shpaloset edhe një pjesë e realitetit dhe mentalitetit shqiptar, prezent edhe në ditët e sotme.
Me premierën e”Ifet” publiku i Tring takohet çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:00 , në ekranin e 3 Plus dhe ata që mund të kenë humbur transmetimin e premierë gjatë fundjavës, mund të rikthen për të ndjekur ritransmetimin nga e hëna në të premte në po të njëjtën orë, të episodit që mund të kenë humbur.