Neslihan Atagul është një nga aktoret më të dashura në Turqi dhe jo vetëm. Edhe për publikun shqiptar, ajo është mjaft e pëlqyer. Së fundmi Neslihan e kanë krahasuar me Annën tek filmi vizatimor Frozen. Aktores së njohur turke i është bërë ky paralelizëm për shkak të thjeshtësisë që e karakterizon dhe mënyrës se si ajo i mban flokët.