A e dini se emrin e Rihanna-s nuk e paskemi shqiptuar asnjëherë mirë?

Showbiz

 

Rihanna është këngëtarja e preferuar për shumë nga ne, por paska diçka që ne nuk e paskemi ditur në lidhje me emrin e saj. Emri i këngëtares nuk shqiptohet ashtu siç ne e kemi shqiptuar gjithmonë. Tashmë ka ardhur moment që Rihanna të na e vërë në dukje këtë gjë.Në një video ku ajo prezantonte koleksioni e ri të Fenty Beauty, shqipton emrin e saj bukur dhe pastër emrin e saj që nuk është  Ree-ha-nah siç ne e shqiptojmë, por Ree-anna.

 

Shumë njerëz kanë ngelur të shokuar nga ky fakt dhe disa e justifikojnë me theksin amerikan dhe atë anglez disa të tjerë thonë se ky gabim është i pafajshëm.Për Rihannën nuk është hera e parë që ka treguar se si shqiptohet emri i saj. Në një intervistë me AJ Hammer, ajo e ka treguar qartë se emri i saj thuhet “Ree-anna”!