A e dini sa diferencë ka në moshë Dua Lipa dhe Anwar Hadid?

Showbiz

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë çifti më i ri i showbiz-it. Fotot që kanë qarkulluar ditët e fundit tregojnë mjaft qartë se ata janë në një marrëdhënie dashurie.Deri më tani ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me këto foto duke mos treguar asnjë detaj lidhur me marrëdhënin e tyre, megjithatë ajo që dihet është diferenca e tyre në moshë.

Në 22 gusht këngëtarja me origjinë shqiptare feston 23-vjetorin e saj të lindjes, ndërsa vëllai i supermodeleve, Anwar në qershor ka mbushur 20 vjeç. Kjo tregon se Dua është rreth 3 vite më e madhe se i dashuri i saj.