A e dini cili është filmi i cili sfidoi 50 shades darker?

Showbiz

870

Është zyrtare, njerëzit i shijojnë përrallat më shumë se sa dramat romantike.
Edhe pse në rastin e “50 Shades of Grey” është më e saktë të themi pornografi. Dhe për këtë ekziston një provë kokëfortë dhe e pakundërshtueshme. Elite Daily bën me dije se traileri i filmit të shumëpritur “Beauty and the Beast” është klikuar më shumë se sa traileri i “50 Shades Darker”. Por jo vetëm kaq, pasi traileri i kryeveprës së Disney, i cili përfshin Emma Watson si Belle dhe Dan Stevens si Bishën sapo siguroi rekordin si traileri më i klikuar ndonjëherë. Traileri i “Beauty and the Beast” mblodhi plot 127.6 milionë klikime në vetëm 24 orët e para ndërsa “Fifty Shades Darker” ishte ndaluar në shifrën e “vetëm” 114 milionë klikimeve. Shifra të frikshme për të dy filmat, por vetëm njëra prej tyre mund të ulej në fron.

Burimi: In Tv