A duhet të ishte nominuar “Emily in Paris” për Golden Globes?

Showbiz

Kur nominimet e edicionit të 78 të Golden Globes u bënë publike, njerëzit prisnin shumë gjëra, përveçse të shihnin “Emily in Paris” të nominuar dy herë.

U nominua për “Serialin më të mirë komedi” – ndërkohë që njerëzit në Twitter shkruajnë se askush nuk qeshi – ndërsa aktorja Lily Collins u nominua për “Aktoren më të mirë” – ndërkohë që sërish Twitteri reagoi duke thënë se nuk do shumë mund të “aktrosh si një vajzë e këndshme dhe e famshme në Instagram”.

‘Emily in Paris’ në Golden Globes: Njerëzit pa fjalë,

Të habitur janë edhe njerëzit që realisht e kanë pëlqyer dhe shijuar serialin. Duket se nominimin nuk e ka pritur kurrsesi as Deborah Copaken, e cila është një nga njerëzit që kanë shkruar historinë. Në një artikull, ku rrëfen për habinë teksa mori vesh lajmin, ajo thotë se “patjetër që është e ngazëllyer”.