A do të sjellë kjo verë martesë për Pinar Deniz dhe Kaan Yıldırım?

Showbiz

Pinar Deniz i është përgjigjur aludimeve për ‘martesë me aktorin Kaan Yıldırım. Lidhja mes dy aktorëve vazhdon prej kohësh dhe dasahuria e tyre është rritur dita-ditës. Aktorja 30-vjeçare, tërhoqi vëmendjen me deklaratën e fundit referuar jetës së dashurisë. Ajo ka treguar se fotografitë të cilat reflektojnë lumturi në lidhjen e tyre të dashurisë nuk duhet të shihen patjetër nga fansat si tregues se ata po shkojnë drejt shkëmbimit të unazave.

Nuk po pres ende një propozim martese  nga Kaan. “Unë njihem për natyrën time impulsive dhe ndaj gjithçka që më vjen në mendje në rrjetet sociale, ndoshta Unë nuk duhet ta bëj këtë, se po kuptoj se keqkuptohet dhe keqinterpretohet nga publiku” është shprehur ajo në intervistën e fundit. Deniz i ka mohuar aludimet se  ata do të martohen këtë verë dhe qartësoi se nuk kishin plane të tilla dhe ishin të fokusuar në karrierën e tyre.