Këngëtari i famshëm Robert Berisha ka treguar publikisht nëse mund të ketë ribashkim me ish-bashkëshorten Nora Istrefi.
I pyetur në emisionin “Treshat” nëse e mban mend puthjen e fundit romantike që i dhuroi Norës, Roberti tha:
“Si puthje edhe pse jemi shokë dhe jemi prindër të Rene, nuk mungojnë, por puthjen e fundit romantike, s’e mbaj mend. Unë jam një prej atyre tipave që jap shpesh puthje dhe i kam dhënë shpesh puthje, si fëmijë, jam njeri shumë i dashur”, u shpreh ai.
Ndonëse i kanë dhënë fund lidhjes, nuk ka hedhur poshtë mundësitë se mund të jenë sërish bashkë në të ardhmen.
“Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, u shpreh këngëtari.