A do të ketë ‘pushime të vërteta’ kjo verë për Yıldız Atiksoy?

Showbiz

Çifti i aktorëve të famshëm Berk Oktay dhe Yıldız Atiksoy, të cilët publiku i Tring i kujton ndër të tjera, aktorin me interpretimin e Çatajit në serialin “Molla e Ndaluar” dhe aktoren për  portretizimin  e Berenit në serialin “Koha kalon”,   u martuan në shtatorin e vitit 2022 pas një lidhje dashurie dyvjeçare. Ata pritën në jetë vajzën e tyre më 21 maj.

Së fundmi Atiksoy, ndau në llogarinë e saj në rrjetet sociale fotografi nga pushimet e vitit të kaluar, duke shfaqur mall dhe nostalgji për kohën kur mund t’i shijonte pushimet e saj lirisht. Aktorja e njohur e cila po përjeton për herë të parë gëzimin e të bërit nënë duket se fotot e saj të pushimeve të vitit të kaluar tregon se pushimet janë një kapitull I cili nuk mund të përmbushet më njësoj pas impenjimit dhe dedikimit me kohë të plotë që vogëlushja kërkon.