Jennifer Lopez ka qenë e martuar tre herë më parë, por ajo nuk është ende gati për të katërtën. E ftuar në emisionin ‘The Ellen Show’, ajo ka refuzuar të pranojë se i dashuri i saj, Alex Rodriguez, do t’i propozojë për martesë. Ellen i ka thënë këngëtares se Alex i ka shkruar për planet për propozim, por ajo është përgjigjur: “Ai nuk e ka thënë këtë, nuk e ka thënë këtë”.
Kur u vendos nën presion nga moderatorja e emisionit nëse do të shkonte në altar për të katërtën herë, Jennifer tha: “Nuk e di. Ne jemi të lumtur, kemi qenë bashkë për disa vite dhe kjo është gjë e bukur”. Pavarësisht përpjekjes së Ellen për të zbuluar diçka, Jennifer tha se nuk do ta gjente dot kurrë nëse do të martohej apo jo. Kjo do të thotë se as Jennifer nuk është ende e qartë se çfarë po ndodh me jetën e saj.