1- Tommy Lee dhe Brittany Furlan
Në 14 shkurt 2019 Tommy Lee dhe Brittany Furlan bën ceremoninë e tyre të martesës, direkt pasi shplallën fejesën e tyre.
2- Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault
Të dy u martuan në një ceremoni private në Paris për ditën e Shën Valentinit. Në 25 prill 2009 organizuan një super festë për familjen dhe miqtë e tyre.
3- Benedict Cumberbatch dhe Sophia Hunter
Ata bënë një ceremoni të vogël në Isle of Wight në Britani në 14 shkurt të vitit 2015, periudhë në të cilën Sophia ishte shtatzanë.
4- Dennis Quaid dhe Meg Ryan
Dennis Quaid dhe Meg Ryan u dashuruan menjëherë pasi punuan së bashku në filmin “D.O.A.” dhe “Innerspace”. Ato u martuan në 14 shkurt 1991 por u divorcuan një dekadë më vonë.
5- Elton John dhe Renate Blauel
Ato u martuan në vitin 1984 në kishën Saint Mark në Sydney. Cifti u takua në vitin 1982 dhe u divorcuan në 1988.
6- Adriana Lima dhe Marco Jaric
Supermodelja dhe basketbollisti i NBA u martuan në vitin 2009, por u ndanë më pas në vitin 2014.
7- Toya Wright dhe Lil’ Wayne
Në 1998 ato u bënë me fëmijën e tyre të parë dhe pritën deri në vitin 2004 për tu martuar, në ditën e Shën Valentinit. Por martesa e tyre nuk zgjati pasi 2 vite më pas u divorcuan.
8- Prince dhe Mayte Garcia
Në 1995, Prince ndihmoi në prodhimin e albumit të Mayte dhe më pas u lidhën më tepër me njëri-tjetrin. Ato u martuan në një kishe në Minneapolis në vitin 1996.
9- Sharon Stone dhe Phil Bronstein
Sharon i ftoi të gjithë miqtë dhe familjarët e saj në Los Angeles në 1998. Më pas u tha atyre që i kishte ftuar për të qenë pjesë e ceremonisë së saj të martesës.