Nuk është e thjeshtë të imagjinosh Emma Stone ose Amy Adams pa flokët e tyre të kuqe. Kjo sepse flokët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formimin e stilit individual. Shpesh, sidomos në rastin e yjeve të showbizit mund të ndikojnë edhe në jetën profesionale dhe në karrierë. Ja cilat janë aktoret dhe këngëtaret e famshme të cilave iu ndryshua jeta pas një vizite në parukeri.
Emma Stone
Emma Stone është një bjonde origjinale. Ajo i ka lyer flokët e kuq për herë të parë kur mori rolin e saj në komedinë Superbad. Producenti I filmit Judd Apatoë ishte ai që e bindi të lyente flokët. Mesa duket ngjyra e re e flokve tërhoqi shumë vëmendje dhe kështu ajo fitoi edhe një çmim Oscar.
Olivia Wilde
Olivia Wilde e ka pranuar se kur ka ndryshuar paraqitjen, trajektorja e karrierës së saj ka ndryshuar për mirë. Për disa vite ajo ka interpretuar role të ndryshme me flokë në ngjyrën origjinale. Por kur filloi të bëntë audicione me flokët ngjyrë kafe, çdo gjë ndryshoi.
Ajo thote: “Kur isha bjonde të gjithë më quanin ‘vajza e lezetshme’. Në këtë peridhë të karrierës në fakt kam synuar gjithmonë për role të këtij lloji. Por kur u bëra brune, rolet filluan të ndryshonin në ‘kamarjerja me zemër të artë dhe jetë të vështirë’ ose ‘doktoresha’. Gjithmonë pyes veten, do i kisha marrë këto role nëse do isha ende bjonde. Nuk mendoj se po.”
Rita Hayworth
Rita Hayworth është një nga aktoret më të njohura të Hollywoodit të viteve 40’. Por potenciali i saj nuk u zbulua menjëherë. Ajo kishte flokë vërtet të errët dhe të gjithë e sugjeronin të bënte një ndryshim në look. Ishte e vetmja mënyrë për të hequr imazhin e vajzës ekzotike mesdhetare. Më vonë ajo mendoi të kthehej në një kokëkuqe, look i cili i dha shumë sukses.
Leighton Meester
Regjisorja e Gossip Girl ka thënë se Leighton Meester ka shkuar në audicione me flokë të çelët. Por një bjonde sapo ishte zgjedhur, Blake Lively, kështu që Leighton duhet të kthehej në brune. Ajo e pranoi propozimin dhe mori në një nga rolet më ikonike ndonjëherë!
Amy Adams
Amy Adams ka thënë se që kur ka vendosur të kthehet nga bjonde në kokëkuqe, mundësitë për projekte të reja dhe bashkëpunime janë rritur. Ajo gjithashtu pranon se kur ka qenë bjonde, njerëzit e shikonin gjithmonë si “vajza mendjelehtë”, por me flokë të kuqe ajo u kthye në “vajzën lozonjare dhe tërheqëse”. Është vërtet e çuditshme se si një tipar individual mund të ndryshojë perceptimin e njerëzve dhe të ndikojë kaq shumë edhe në jetën profesionale dhe karrierë.”
Debbie Harry
Debbie Harry është këngetare dhe kantautore e grupit të famshëm Blondie. Para se të ishte pjesë e bandës, ka punuar si sekretare, kamarjere dhe kërcimtare. Më vonë, u fut në botën e muzikës, ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe krijoi grupin e saj muzikor. Falë bukurisë, talentit dhe paraqitjes aspak të ‘zakonshme’ ajo u bë shumë shpejt ikonë e muzikës punk.
Cynthia Nixon
Bjonde natyrale, Cynthia Nixon, i ka lyer flokët ngjyrë të kuqe kur ka marrë rolin në filmin Sex and the City. Producentit nuk i pëlqente ideja që kishte shumë vajza bjonde në kastin e aktorëve, kështu që i kërkoi Nixon të ndryshonte pamjen e saj. Aktorja pranoi dhe mori projektin që e bëri yll!
Sofía Vergara
Ylli i sitcomit “Histori familjare” mendoi se i duhej një ndryshim për të qenë në qendër të vëmendjes. Sofia ka thënë: “Unë jam bjonde natyrale, por kur fillova karrierën si aktore dhe shkoja në audicione nuk kishin çfarë rol të më jepnin, sepse isha e mbushur dhe kisha theks meksikan, por isha bjonde. Një latine aspak tipik! Më pas vendosa të behesha brune dhe u ktheva në vajzën e bukur latine.”