7 rregullat aspak të zakonta që ndjek familja mbretërore!

Showbiz

royal rules
Të jesh pjesë e familjes mbretërore britanike nuk është aspak e thjeshtë. Përveç privatësisë dhe rregullave strikte të qëndrimit në dalje publike ka edhe disa të tjerë që janë në kufijtë e qesharakes, por duhet të zbatohen. Të jesh anëtar i familjes mbretërore do të thotë të pranosh çdo dhuratë në mënyrë të sjellshme edhe sikur mos të të pëlqejë. Më pas është mbretëresha ajo që vendos cila duhet mbajtur. Princ Philip, bashkëshorti i mbretëreshës duhet të ecë gjithmonë disa hapa pas saj.

dims

Nëse një anëtar i familjes mbretërore dëshiron t’i propozojë një femre duhet të marrë lejen në fillim nga Madhëria.Gjatë udhëtimeve femrat e familjes kanë gjithmonë një veshje të zezë me vete për të qenë të përgatitura për ndonjë vdekje të papritur. Kur Madhëria ngrihet në këmbë, të gjithë duhet të ngrihen pas saj. Nëse gjatë një darke dikush prej anëtarëve të familjes do të lëvizë për në tualet shprehja që duhet të thonë është ‘Më falni pak’. Nëse mbretëresha mbaron së ngrëni as ti nuk duhet të hash më.

Lexoni gjithashtu:Kjo është e vetmja gjë të cilën Kate Middleton e mban gjithmonë me vete!