Burcu Biricik e cila gëzon një martesë të lumtur me Emre Yetkin prej vitesh po përjeton emocionet e ditëve të fundit të shtatzënisë. Së fundmi duket se aktrorja ka preferuar të krijojë kujtime nga kjo kohë e papërsëritshme duke i përjetësuar çastet e pritjes së ëmbël në fotografi. Ndërsa po numëron ditët për të marrë në krah vajzën e saj, Biricik ka shfaqur barkun e rrumbullakosur dhe dukej tepër e lumtur nën shoqërinë e mikeshave të saj. Fotografia e postuar në rrjetet sociale fitoi në pak kohë pëlqimin e fansave dhe në radhën e komenteve të shumta ajo përgëzohej dhe mori urime të shumta për ta shijuar sa më shumë këtë rrugëtim.
