Vetëm një muaj pasi u bë nënë, Paris Hilton planifikon një shtatzëni të dytë

Showbiz

Pas bërjes nënë për herë të parë para pak javësh, Paris Hilton ka treguar në një intervistë se po planifikon një shtatzëni tjetër, përmes fekondimit in vitro. Ikona e bukurisë, rrëfeu se mëmësia e ka përmbushur atë se madje, po planifikon një tjetër shtatzëni, vetëm një muaj pasi ka lindur fëmijën e saj të parë me bashkëshortin Carter Reum.

Paris pranoi se para se të takonte Carter, i kishte ngrirë vezët me iniciativën e saj, në mënyrë që një ditë në të ardhmen, të mund të bëhej nënë, dhe kjo ëndërr u realizua disa javë më parë. “Ne jemi shumë të emocionuar që kemi krijuar familjen tonë së bashku”, tha ajo në një deklaratë.”Tashmë ajo është duke planifikuar një shtatzëni të dytë dhe siç deklaroi, do të përpiqet që këtë herë të ketë një vajzë.

Kujtojmë se Paris Hilton u bë nënë për herë të parë në fund të janarit dhe publiku u befasua nga lajmi pasi ajo u bë nënë në moshën 42-vjeçare, mirëpo ky lajm ishte befasues pasi ajo nuk ishte parë kurrë shtatzënë dhe nuk kishte deklaruar ndonjë plan specifik për mëmësinë. Thuhet se fëmija i çiftit u lind përmes një nëne surrogate.  Hilton më herët ka thënë vetëm se ishte një nga ëndrrat e saj më të mëdha të bëhej nënë. Paris dhe Carter u martuan në nëntor të vitit 2021, në një ceremoni madhështore.