Grabitet shtëpia e aktorit Robert De Niro në New York

Showbiz

Shtëpia e aktorit Roberto De Niro, u grabit nga një hajdute e cila ishte kapur duke tentuar të realizonte planin e vjedhjes në shtëpinë e aktorit! Duke rrëmbyer dhuratat e Krishtlindjeve të cilat ndodheshin poshtë pemës së Krishtlindjeve dhe duke luajtur me iPad-in e tij, ajo nuk kishte menduar se do të regjistrohej nga kamerat e sigurisë.

30-vjeçarja Shanice Aviles hyri në shtëpinë e aktorit rreth orës 2:30 të mëngjesit duke vepruar e shpenguar në shtëpinë e aktorit për realizimin e planit të saj të cilin nuk arriti ta përmbushte me sukses. Oficerët e ekipit të Sigurisë Publike e kishin parë Aviles duke u përpjekur të hapte dyert e ndërtesave tregtare përpara se ajo të hynte brenda shtëpisë së De Niros.

Një zyrtar policie konfirmoi se nuk kishte pasur asnjë ndërveprim mes aktorit dhe hajdutes.Aktori 79 vjeçar dhe vajza e tij kishin qenë në katin e sipërm dhe nuk ishin në dijeni të asaj që po ndodhte, në atë orë në katin e parë të shtëpisë së tyre. Aviles e arrestua nga policia, ndërsa ajo është arrestuar 26 herë  më parë, kryesisht për vjedhjeve, gjatë pandemisë.