Britney Spears reagon ndaj dëshirës së Millie Bobby Brown për ta portretizuar atë në një film biografik

Showbiz

Britney Spears tërheq këtë herë vëmendjen me deklaratën e saj përmes së cilës refuzon që jeta e saj të ekranizohet nga aktorja Millie Bobby Brown në një film biografik: Ylli i ekranit, Millie Bobby Brown, vazhdon të shënojë suksese të mëdha çdo ditë e më shumë. Brown u bë e famshme pasi filloi në “Stranger Things” në moshën 12-vjeçare dhe sapo ka publikuar projektin e saj të ri në Netflix, “Enola Holmes 2”.

Megjithatë ajo bëri të qartë në një intervistë me aktoren  Drew Barrymore se nuk kishte nërmend të ndalej. Duke rrëfyer se dëshironte të portetizonte yllin e muzikës pop Britney Spears në një film dedikuar jetës së saj ajo zbuloi se gjen disa ngjashmëri mes karrierës së saj dhe asaj të Spears, pasi të dyja filluan të bëheshin pjesë e botës së artit në moshën nëntë vjeçare.

Mirpo me sa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë këngëtares, e cila mësohet se ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se kishte dëgjuar për personat  që donin të bënin  filma për jetën e saj,  por ajo nuk ishte dakord, pasi nuk e shihte të nevojshme sepser ende merrte frymë dhe nuk kishte vdekur.