6 vjet emocione dhe dashuri, Eva Murati ndan për herë të parë foto nga lidhja me djalin e Jozefina Topallit/ Fotogaleri

Showbiz

evitaperon

Eva Murati është një ndër moderatoret më të dashura e më simpatike të ekranit shqiptar. Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e portaleve dhe mediave shqiptare e atyre të huaja për shkak të bukurisë së saj, por jo më pak është diskutuar edhe lidhja e saj me djalin e ish-kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli. Një lidhje e cila ka ngjallur gjithmonë kureshtjen e të gjithëve, ndonëse moderatorja ka zgjedhur të tregohet gjithmonë e rezervuar lidhur me marrëdhënien e saj me Genarin. Mirëpo përvjetori i gjashtë me Genarin ka shkrirë zemrën e moderatores,e cila ka vendosur të ndajë me ndjekësit disa momente nga udhëtimet e tyre. Në foto ata shfaqen mjaft të dashuruar dhe më të lumtur se kurrë.

eva1