Çifti i njohur Channing Tatum dhe Jenna Dewan, i dhanë fund martesës së tyre vetëm 6 muaj më parë. Ndarja e tyre e bujshme, u shoqërua me mjaft aludime dhe deklarata prej aktorëve. Por, tashmë duket se çdo gjë është hedhur pas krahëve.
Të dy janë duke frekuentuar njerëz të rinj dhe duken mjaft të lumtur. Para pak ditësh, Jenna ka festuar ditëlindjen e saj të 38-të dhe pranë saj ndodhej vajza 5 vjeçare dhe i dashuri i ri, Steve Kazee. Ka qenë pikërisht Steve, i cili postoi një foto në Instagram, ku çifti shihen duke u puthur.
“Gëzuar ditëlindjen Jenna. Më duket sikur është ditëlindja ime çdo ditë, pasi të kam ty si dhuratë,” ka shkruajtur ai bashkangjitur fotos. Epo kjo mund të jetë aspak e këndshme për Channing, ish bashkëshortin e saj, edhe pse ai po përflitet gjithashtu për një lidhje të re.