Burcu Kıratlı si Kendall Jenner: Aktorja hedh hapin e radhës drejt suksesit

Showbiz

Aktorja Burcu Kıratlı është ndër përdorueset më aktive të rrjeteve sociale duke i përditësuar rregullisht ndjekësit e saj. Së fundmi janë fotot dhe videot të cilat e shfaqin mahnitëse me pamjen e saj sportive dhe të kuruar, që kanë rrëmbyer menjëherë zemrat e fansave të saj, por edhe të admiruesve të veshjeve sportive.

Përkundër personalitetit të saj në ekran, bukuroshja 31-vjeçare, në jetën reale është e apasionuar pas modës dhe zotëron një stil të sa të guximshëm po aq edhe elegant. Pamjet që ajo ka publikuar në Instagram teksa modelonte për markën e njohur të modës ‘Kendall dhe Kylie Türkiye’, morën reagime të menjëhershme.

Në eventin e drejtuar nga vetë aktorja, ajo u komentua për një ngjashmëri të madhe me Kendall Jenner.Pas prezantimit të koleksionit të veshjeve të markës, aktorja bukuroshe në deklaratën e saj u shpreh se ndihet shumë krenare dhe e emocionuar që është fytyra e kësaj marke të njohur në vende të shumta të botës.