Tashmë jemi në vigjilje dhe të gjithë mendojnë sit ë zbukurojnë sa më këndshëm bredhin dhe ambientin që i rrethon. Kjo për të ndjerë edhe më tepër atmosferën e festive. Kështu ka ndodhur edhe me reperin me famë botërore 50Cent.
Ai ka vendosur që këtë vit në vend të topave dhe zbukurimeve tjera, ta dekorojë bredhin me këpucët e ish-të dashurave .Reperi ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaq bredhin e stolisur në shtëpinë e tij, ndërsa tregon me ironi se pse vendosi që këtë vit ta bëjë kështu.