Duket se reperët Tekashi69 dhe 50 Cent nuk i’u ka shkuar dhe aq mirë xhirmi i videoklipit të tyre më të ri. Të shtëna armësh dhe një breshëri plumbash janë dëgjuar në shesh xhirim gjatë momentit që kengetarët ndodheshin aty. “TMZ” raporton se një makinë është shfaqur gjatë xhirimeve dhe qëlloi të paktën 11 plumba.
Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar nga sulmi. Gëzhojat e plumbave të gjetur në vendngjarje tregojnë se sulmuesi kishte përdorur një armë gjysmë-automike 9 mm. Ndërkohë policia vazhdon ende hetimet por ka edhe nga ata “skeptikë” në rrjete sociale të cilët mendojnë se e gjitha kjo është një mënyrë shumë e mirë marketingu për ta “shitur” klipin pa dalë ende sepse njerzit janë bërë kuriozë se çfarë ka ndodhur në sheshxhirim.